Aksioni: Arrestimi i Dy të Kërkuarve nga Gjykata

Përgatitja e aksionit për arrestimin e dy personave në Prishtinë që kërkoheshin nga gjykata dhe më tej edhe realizimi i tij në terren, u shfaq në Rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë” këtë të premte.

Në fillim, njësiti i policisë që realizoi veprimet e arrestimit, u njoftua në një mbledhje lidhur me aksionin që do të ndërmerrte në dy vende të ndryshme në kryeqytet.

Pastaj policët u panë duke vrapuar me armë në duar për të arrestuar personat e kërkuar në ambientet e tyre familjare.

Aksioni përfundoi sipas planifikimit, ndërsa personat e kërkuar nga gjykata u arrestuan dhe u dërguan në stacionin policor.

Aksioni u zhvillua më 31 mars të këtij viti në Prishtinë.

Në Rubrikën “Policia” vazhdimisht shfaqen aksione të forcave të rendit kundër dukurive të ndryshme negative.

http://kallxo.com/aksioni-arrestimi-personit-revole-ne-brez/

http://kallxo.com/aksioni-arrestimi-policit-per-transport-marijuane/

http://kallxo.com/aksioni-policia-pergjigjet-rastit-te-vjedhjes-ne-peje/