Ilustrim

Aksion i specialëve në Prizren

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur një aksion në qytetin e Prizrenit.

Siç bëjnë të ditur burime të KALLXO.com në aksionin e specialëve i cili ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm janë duke marrë pjesë edhe oficerë doganorë të Doganës së Kosovës.

Sipas burimeve të KALLXO.com, aksioni është duke u zhvilluar në kuadër të angazhimeve të Policisë dhe Doganës në luftën ndaj mallrave të kontrabanduara.

Aksioni është duke u zhvilluar edhe këto momente, KALLXO.com do ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksion.