Ilustrim

Aksion i Policisë në Mitrovicë, një i arrestuar për drogë

Policia e Anti-Drogës nga regjioni i Mitrovicës së Veriut ka zhvilluar një operacion në fshatin Zhabar të Mitrovicës.

Sipas burimeve të KALLXO.com, me këtë rast gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marihuanës në peshë rreth 30 gramë.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sasia e marihuanës është gjetur në një kavanoz të qelqit në dhomën e fjetjes së të dyshuarit.

Kallxo.com merr vesh se personi i arrestuar është i njohur për Policinë për vepra të ngjashme dhe ka qenë i dënuar.