Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Aksion i gjerë në Deçan, bastisen lokalet e muzikave

Plani operativ i Policisë ka rezultuar me mbylljen e dy lokaleve të natës dhe verifikimin e 13 punëtoreve në zonën e Deçanit.

Kjo sipas komunikatës, ka ndodhur për shkak të mos respektimi të orarit të punës,

Gjithashtu nga inspektoret dhe policia janë verifikuar edhe 13 persona të gjinisë femërore të cilat ishin duke shërbyer ne atë lokal.

Policia njofton së pas verifikimit rezulton që 11  janë shtetase të Republikës së Shqipërisë dhe 2- të  Republikës së Kosovës.

Njësiti për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore, është duke bërë verifikimin e personave të cilët nuk kanë pasur leje pune dhe as leje qëndrimi.

Në këtë plan kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Deçan dhe inspektorët komunal të komunës së Deçanit.