Ilustrim

Aksion i gjerë i Policisë - Arrestohen tre persona të dyshuar për rrëmbim

Në orët e pasdites së djeshme të datës 28 shkurt 2019 nga hetuesit e krimeve të rënda të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë, në bashkëpunim me njësitet policore të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar tre persona të dyshuar për vepra penale.

“Arrestimi i të dyshuarave është bërë në një lokacion në qytetin e Prishtinës, mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast të raportuar me datën 24 shkurt 2019, në zonën e përgjegjësisë të Skenderajt. Hetuesit e krimeve të rënda, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e kryerjes së veprave penale tanimë të iniciuara si ‘rrëmbim, detyrim, lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘përdorim i armës’”, ka thënë Avni Zahiti, zyrtar për Informim Publik – Drejtoria Rajonale e Policisë-Mitrovicë.

Personat e dyshuar të arrestuar janë: G. G. 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; L. O. 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; A. M. 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Policia ka njoftuar se pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve të parë u është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari A. M., është liruar për procedurë të rregullt.