Adem Grabovci - Foto: KALLXO.com

Aksidentohet vetura e Adem Grabovcit

Vetura e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Adem Grabovci, është aksidentuar pak orë më parë.

KALLXO.com merr vesh se Grabovci ka qenë në veturë në momentin e aksidentit.

Aksidentin që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:00 është shkaktuar shkaktuar një aksident trafiku në rr. Pishtinë –Pejë në dalje te autostrades te Gjurgjica ku te perfshira jane dy automjete dhe raportohet vetem per deme materiale. Njesitet kompetente policore po trajton rastin”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.