Aksidentohet motoçiklisti në Sojevë të Ferizajt

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Policia ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

Për këtë aksident trafiku nuk raportohet për persona të arrestuar.