FOTO ILUSTRIM: KALLXO.COM

Aksidentohen Dy Këmbësorë në Rrugën ‘Agim Ramadani’

Në rrugën “Agim Ramadani” përballë galerisë së arteve ka ndodhur një aksident trafiku ku janë goditur dy këmbësor.

Në fotografitë të dërguara nga një qytetar në KALLXO.com  shihet edhe ambulanca e ndihmës së shpejtë duke i dhënë ndihmën e parë njërit nga këmbësorët e aksidentuar.

E kontaktuar nga KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se ende nuk janë në dijeni për rastin, por që do të lajmërojnë ndërkohë.

KALLXO.com pak më herët shkroi për bllokimin e komunikacionit tek semaforët e Qendrës së Studentëve për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

http://kallxo.com/bllokohet-komunikacioni-per-shkak-te-mungeses-se-energjise/