Aksidenti në Prizren, Mustafa apelon për forcimin e sigurisë në trafik

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime familjes Sope nga Zhuri pas aksidentit të djeshëm të komunikacionit, në të cilin humbën jetën tre anëtarë të së njëjtës familje.

“Kjo tragjedi është edhe një vërejtje se duhet të forcohet siguria në trafik, për të parandaluar rreziqet me fatalitet për njerëzit dhe familjet tona”, ka shkruar Isa Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Në emrin e tij dhe të partisë që drejton Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime familjes nga Zhuri i Prizrenit.

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në këtë aksident u përfshinë një veturë, në të cilën gjendeshin viktimat dhe një kamion për pastrimin e borës.

Viktimat janë babai me dy djemtë e tij.

https://kallxo.com/detajet-rreth-aksidentit-ku-vdiqen-babai-me-dy-djemte/

https://kallxo.com/publikohen-fotografi-nga-aksidenti-ne-zhur-te-prizrenit/

www.kallxo.com