Aksidenti në Gjakovë: Fëmija 6 vjeçar në gjendje të rëndë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se fëmija i aksidentuar sot në Gjakovë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas komandantit të Policisë së Gjakovës, Kristë Gjoka, fëmija 6 vjeçar është goditur nga vetura dhe është në gjendje të rëndë në trajtim spitalor.

12;12

Një aksident i rëndë ka ndodhur para rreth një ore në qytetin e Gjakovës.

Kallxo.com mëson se një makinë ka shtypur një fëmijë në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Piskotë të qytetit. Raportet flasin se fëmija ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për trajtim.