Aksidenti me tren në Klinë: Vdes e aksidentuara e dytë

Një grua 50 vjeçare është viktima e dytë e aksidentit në Dush të Klinës.

Treni ka goditur njē veturë ku ka lënë të vdekur një grua 39 vjeçare.

Nga aksidenti pesë persona kishin marrë lëndime trupore, dy nga ta fëmijë.

KALLXO.com mëson se edhe një grua 50 vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.

Dy fëmijët e lënduar vazhdojë trajtimin në QKUK ndërsa dy të tjerë në spitalin e Pejës.

https://kallxo.com/treni-godet-veturen-vdes-gruaja-39-vjecare/