Aksidentet në vendin e punës dhe efikasiteti i Ligjit të Punës në Kosovë 

Dispozitat ligjore të parapara të kujdesen për respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe mekanizmat kontrrollues po tregohen të pafuqishëm karshi numrit të rritur problemeve me aksidente në vendin e punës.

Aksidentet në vendin e punës janë të shpeshta në Kosovë dhe kryesisht tek  punëtorët në fushën e ndërtimeve janë viktimat më të mëdha.

Dhjetra persona në vitet e fundit në vende të punës sipas statistikave kanë përfunduar edhe me vdekje

Për herë të parë në Kosovë hyri në fuqi ligji themelor i punës në vitin 2002 nën administrimin e UNMIK-ut.

Në Prill të vitit 2008 ky ligj pësoi ndryshimet e veta ku u bë edhe themelimi i inspektoriat të punës si trupë ekzekutive.

“Me këtë ligj themelohet Inspektorati i Punës si trup Ekzekutiv i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Inspektorati i Punës mbikëqyrë zbatimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore ne lëmin e punës në mënyrë gjithëpërfshirëse duke përfshinë marrëdhëniet e punës, sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit të punësuarve dhe ambientit të punës”. thotë neni dy i këtij ligji.

Inspektorati i Punës është organ i pavarur i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ky është i vetmi organ në kuadër të pushtetit ekzekutiv i cili bënë monitorimin e zbatimit të legjislacionit nga fusha e marrëdhënies së punës si dhe sigurisë dhe shëndetit në punë.

Inspektorati i Punës mbikëqyrë edhe zbatueshmërinë e akteve nënligjore që dalin nga këto ligje dhe që lidhen me marrëdhënien e punës si dhe sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas Inspektoriatit të Punës në vitin 2016  në Kosovë kanë humbur jetën pesë persona në vendin e punës ndërsa në vitin paraprak janë regjistruar nëntë raste.

KALLXO.com pati raportuar se nëntë vdekje në vendin e punës kanë ndodhur edhe në vitin 2017

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në Kuvendin e Kosovës miratoi njëzëri në parim ndryshimet në projekt ligjin për Inspektoriatin e Punës.

Deputetja Flora Brovina tha se fillimisht duhet të takohen me inspektorët e pastaj të procedojnë më tutje.

“Duhet të bëhet monitorimi i ligjit për mbrojtje në punë, duhet me u taku me inspektorët e punës dhe me ju dhanë disa kritika”  tha Brovina.

Sipas saj duhet të dihet qartë se kush i kontrollon e monitoron ata, madje ajo propozoi që ata të monitorohen nga vetë Komisioni Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Me ligjin aktual Inspektoriati bënë përcaktimin dhe shqiptimin e gjobave për shkeljen e dispozitave të ligjit të punës por sipas anëtarëve të komisionit parlamentar numri i inspektorëve është i vogël.

Prandaj është votuar pro ndryshimeve që pritet të diskutohen në mbledhjet në vazhdim.

https://kallxo.com/kmdlnj-9-punetore-te-vdekur-ne-vendin-e-punes/.