Aksidentet më të tmerrshme në Kosovë

52 persona kanë vdekur nga lëndimet e marra në aksidente në komunikacion.

Nga 41 aksidente fatale gjatë periudhës janar- qershor të këtij viti 52 persona kanë vdekur.

Policia e Kosovës, pavarësisht se me anë të njoftimeve apelon për siguri në komunikacion, kjo nuk po tregon rënie të aksidenteve.

KALLXO.com ka bërë një përmbledhje të aksidenteve më të rënda gjatë këtij viti.

Duke filluar nga ai i fundit i cili ishte shokues  për të gjithë, një familje pesë anëtarëshe nga Zvicra, një burrë me bashkëshorten e tij, dy fëmijët dhe nënën e tij, të cilët kishin ardhur në Kosovë për pushime vdiqën pas një aksidenti në magjistralen Suharekë- Duhël.

Aksidenti ka ndodhur pasi vetura e tipit BMW ishte përplasur me një autobus.

Policia ka dhënë shkaqet e aksidentit. Sipas tyre aksidenti ka ndodhur nga mos përshtatja e shpejtësisë  në bazë të kushteve atmosferike.

Ditën e hënë ishte shpallur dite zie në Suharekë për t’i nderuar viktimat.

Foto nga askidenti i djeshëm në Suharekë, Foto: Facebook

Një aksident tjetër për të cilin është hapur shumë debat, ishte edhe ai i dy policëve, Armend Trena dhe Malësor Dashit.

Përderisa kishin kryer një detyrë e cila u ishte caktuar, në të kthyer, dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt, Armend Trena dhe Malsor Dashi, u aksidentuan në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit dhe ranë në ujërat e lumit Lepenc.

Nëntë ditë, Policia e Kosovës, njësitet e kërkim- shpëtimit, FSK, Njësia Speciale por edhe vullnetarë të rajoneve të ndryshme të Kosovës, ia mësynë lumit Lepenc për të gjetur trupat e dy policëve që kishin rënë në lum.

Trupat e Armend Trenës dhe Malësor Dashit, ishin gjetur gjatë nëntë ditëve kërkim, ndërsa me anë të raportit të komunikacionit, dy policët nuk ishin duke vozitur veturën me shpejtësi të madhe ndërsa theksohet se ata janë vetëaksidentuar.

Kërkimi i Malësor Dashit e Armend Trenes në Lepenc-Foto: KALLXO.com

https://kallxo.com/nente-dite-kerkim-e-ankth-per-trupat-e-policeve-ne-lepenc/

Në një aksident tjetër i ndodhur në magjistralen Prishtinë- Ferizaj mbetën të vdekur dy persona.

Aksidenti kishte ndodhur mes një veture dhe një autobusi, ku si pasojë dy personat që kishin qenë në veturë nga lëndimet e marra kanë vdekur.

Aksidenti në Ferizaj, Foto: KALLXO.com

Në shkurt të këtij viti në Vranidoll të Komunës së Podujevës kishte ndodhur një aksident ku dy të moshuar kishin vdekur si pasojë e aksidentit.

Aksidenti në Vranidoll, Foto: KALLXO.com

Në maj të këtij viti, një grua vdiq pas një vetëaksidenti në autostradën për Vërmicë.

Edhe pse nuk pati të vdekur, një aksident i shënuar në Pejë bëri që të lëndohen 32 persona.

Aksidenti në Pejë, Foto: KALLXO.com

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur më 8 qershor të këtij viti në rrugën magjistrale Kaçanik- Ferizaj.

“Ngasësi i veturës Opel Astra, F.B., duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me  kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin duke dal nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh në skaj të rrugës ku është rrokullisur me automjet”, është thënë në njoftimin e policisë.

Aksidenti në Kaçanik, Foto: KALLXO.com

Në prill të këtij viti është shënuar edhe një aksident i rëndë me fatalitet.

Në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë, një motoçiklist është aksidentuar me një veturë, duke bërë kështu q motoçiklisti nga lëndimet e marra të ndërroj jetë.

Në maj, një person ka vdekur si pasojë e një aksident në “Rrugën e Kombit” mëngjesin e sotëm.

Viktima ishte drejtuesi i një kamioni, i cili ka humbur kontrollin duke u përmbysur.

Aksidenti ka qenë fatal për shoferin 42 -vjeçar, i cili ka vdekur në vend.

Një aksident mes një veturë dhe motoçikletë ka ndodhur në Pejë gjatë muajit qershor.

Në pamjet e kamerave që i ka siguruar KALLXO.com shihet aksidenti që e hedh përtokë një motoçiklist i cili më pas ngritet në këmbë i ndihmuar nga kalimtarë të rastit.

https://kallxo.com/aksident-i-tmerrshem-mes-vetures-dhe-motocikletes-video-18/

Në qershor në Pejë është shënuar edhe një aksident tjetër.

Tre persona kanë vdekur nga lëndimet e marra në aksident.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Babush të Ferizajt gjatë qershorit.

Siç shihet në fotot e dërguara nga një lexues i KALLXO.com, një kamion i peshave të rënda është rrotulluar.

Më 23 qershor, pas një aksidenti me veturë, kishte vdekur edhe basketbollisti kosovar Gazmend Sinani.

Policia e Kosovës, vazhdimisht po apelon që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes dhe t’i shmangen implikimeve në trafik.