Ilustrim

Aksident, vdes një i ri nga Kosova në Slloveni

20 vjeçari M. Z. nga Grejkoci i Suharekës e ka humbur jetën dje pasdite në Slloveni.

Sipas mediave sllovene, aksidenti ka ndodhur pak pas orës gjashtë të pasdites.

Në këtë aksident është lënduar rëndë edhe një kosovar tjetër, ndërsa po ashtu i lënduar ka mbetur edhe një slloven, shofer i një kamioni me të cilin janë përplasur dy të rinjtë.

20 vjeçari M.Z. nga Grejkoci i Suharekës e ka humbur jetën dje pasdite në Slloveni.

Personi që po ngiste veturën ishte 25 vjeçar po ashtu nga Kosova, raporton gazeta sllovene Delo.

Të rinjtë nga Kosova raportohet se ishin me qëndrim të përkohshëm në Slloveni.