Aksident trafikut në rrugën Prishtinë - Gjakovë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë- Gjakovë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com ku shihet dy veturat e aksidentuara, një kombi dhe një veturë e llojit Pick Up.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Gjakovës, Lirje Podrimaj e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

“Policia ka pranuar informacion rreth orës 09:00 se ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Gjakovës, në aksident janë përfshirë dy automjete, një kombi dhe një Pick Up. Si pasojë e aksidentit, shoferi i automjetit Pick Up ka pësuar lëndime”, ka thënë Podrimaj për KALLXO.com.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.