Aksident trafiku, përfshihet edhe një veturë zyrtare

Një veturë civile dhe një zyrtare janë aksidentuar dje në lagjen Veternik në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë në aksidentin i cili ka ndodhur  rreth orës 14:00, pasagjeri i cili ndodhej në veturën zyrtare ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.