Aksident Trafiku në ‘Veternik’, Kolona në Hyrje të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth një ore në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, më konkretisht në lagjen “Veternik”.

Sipas pamjeve të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihet një kamion i rrokullisur.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florie Ahmeti-Haziraj, konfirmoi për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur në orën 13:20.

Të përfshirë në këtë aksident, sipas saj, janë një autobus, një kamion dhe dy vetura.

Sipas zëdhënëses së Policisë, në këtë aksident është një i lënduar.

Ajo që shihet nga pamjet është se qarkullimi rrugor është ndërprerë për një kohë të caktuar, për çka është krijuar një kolonë e gjatë automjetesh dhe Policia është në vendin e ngjarjes.