Aksident Trafiku në Rrugën Kaçanik- Hani i Elezit

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com një fotografi nga një aksident që ka ndodhur sot në rrugën Kaçanik- Hani i Elezit dhe rrugën e bllokuar si pasojë.

Sipas këtij qytetari- raportues, shkaktar i këtij aksidenti është dëmtimi i rrugës si pasojë e punimeve që po bëhen në autostradën Prishtinë- Shkup.

Ky qytetar thotë se rruga magjistrale është mbushur me baltë për shkak të lëvizjes së shtuar të kamionëve gjë që e ka vështirësuar qarkullimin e makinave.