Aksident trafiku në Podujevë, vdes një këmbësor

Një person 73 vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Podujevë-Merdare, saktësisht në fshatin Shtedim, mes dy automjeteve dhe një këmbësori.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e cila ka thënë se këmbësori i aksidentuar ka vdekur.

“Rreth orë 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Merdare, saktësisht në fshatin Shtedim ka ndodhur në një aksident trafiku, mes dy automjeteve dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime turpore kanë pësuar tre persona, njëri prej të cilëve (këmbësor), nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara nga aksideti dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo ka shtuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjëkësisë Familjare në Podujevë.

Ajo ka njoftuar se dy të lënduarit janë dërguar për tetman mjekësor.