Foto-ilustrim

Aksident trafiku afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:50 në afërsi të Stacionit të Autobusëve.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar fotografi nga vendi I ngjarjes, në aksident janë të përfshira dy automjete.

Në vendin e ngjarjes, siç shihet edhe në foto, kanë dalë njësitë e Policisë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.