Foto-ilustrim

Aksident tjetër zinxhiror në Veternik

Një aksident tjetër zinxhiror ka ndodhur para rreth gjysmë ore në lagjen Veternik në Prishtinë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për aksidentin.

Komandanti i Trafikut për Rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu, tha për KALLXO.com se në këtë aksident janë përfshirë 6 automjete.

“Nga informatat e para, asnjë person nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore nga ky aksident”, tha Fejzullahu.

Dy ditë më parë, po ashtu në Veternik, ka ndodhur një tjetër aksident zinxhiror.

Për dallim nga aksidenti i sotëm, në aksidentin e të martës kishte persona të lënduar.

https://kallxo.com/foto-aksident-zinxhiror-ne-veternik/

www.kallxo.com