Arkiv

Aksident i Rëndë në Afërsi të Ferizajt

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur edhe në afërsi të Ferizajt.

Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihen dy automjete të dëmtuara rëndë nga përplasja që kanë pasur ndërmjet vete.

Qytetari ka treguar se aksidenti ka ndodhur afër fshatit Prelez të Ferizajt.

Në fotografi shihet se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një furgoni “Wolkswagen” dhe një veture “Golf 4”. Të dy automjetet janë me tabela vendore.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e cila po i bën matjet e nevojshme për të kuptuar shkakun dhe përgjegjësin për këtë aksident, i cili sipas qytetarit ka ndodhur rreth orës 14:00.