Aksident në Skenderaj, pesë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 11:25 min në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Sipas njoftimit të policisë në aksident ishin të përfshira një kamionetë dhe një veturë, ndërsa si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Të lënduarit më pas janë liruar.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes behet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet te jetë veprimi I drejtuesit të kamionëtës i cili merr veprim për kthim gjysmë rrethor pa u siguruar se mund të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë me ç‘rast ka goditur veturën tjetër.

03 Maj 2019 - 16:29

Bahrie Sadiku 03/05/2019 - 16:29
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend