Aksident në Shtime, lëndohen dy shtetas të Bullgarisë dhe dy të Kosovës

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturash që ka ndodhur dje rreth orës 11:15 në Shtime.

Në këtë aksident, sipas Policisë kanë qenë të përfshira dy automjete, njëra me targa të Bullgarisë dhe tjetra me targa vendore.

Në raportin e Policisë është thënë se përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe pasagjerja, të cilët janë shtetas të Bullgarisë, si dhe vozitësi i veturës tjetër me një pasagjer, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Tutje është bërë e ditur se lënda e këtij rasti do t’i referohet gjykatës kompetente.