Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, më saktësisht afër pompës së benzinës ‘Flamuri’.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendngjarja ku shihet se të përfshira janë dy vetura.

Në rrugë shihen edhe pjesë të veturave që janë shkëputur si pasojë e aksidentit.

Nuk dihet nëse ka të lënduar ndërsa policia nuk është parë ende në vendin e ngjarjes.