Aksident në Podujevë: një e vdekur, shtatë të lënduar

Një aksident tragjik ka ndodhur të hënën pasdite në fshatin Penuh të Podujevës.

Policia thotë se në këtë aksident, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura, një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë kanë marrë lëndime.

“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuh të Podujevës,   ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Një nga të lënduarit , grua, nuk ka arritë t’i përballojë plagët e shkaktuara dhe ka vdekur, ndërkohë që personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor” tha për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.