Ilustrim

Aksident në Podujevë, lëndohen pesë persona

Pesë persona janë lënduar në një aksident mes katër makinave i cili ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Podujevë.

Policia ka raportuar se dje rreth orës 18, katër automjetet janë aksidentuar si pasojë e mos mbajtjes së distancës së duhur.

Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta kanë pësuar tre drejtuesit e automjeteve si dhe 5 pesë pasagjerët, dy gra/vajza dhe tre burra.