Aksident në magjistralen Rahovec- Gjakovë

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Rahovec- Gjakovë.

Dy vetura janë përfshirë në aksident.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj tha për KALLXO.com se aksidenti ka qenë me dëme të vogla.

“Po mund të ju konfirmoj për një aksident komunikacioni në mes të dy automjeteve. Aksidenti ka qenë me dëme të vogla materiale dhe palët e përfshira në aksident kanë gjetur marrëveshje paraprake në mes vete për kompensim të dëmit”, ka thënë Podrimaj për KALLXO.com