Arkiv

Aksident në Kllokot, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kllokot, ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar njëri vozitës si dhe dy pasagjere vajza/gra.

Po ashtu thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa një nga pasagjerët si pasojë e lëndimeve të rënda trupore dërgohet për tretman të mëtejmë mjekësor në repartin e ortopedisë – QKUK.

Policia thotë se me vendimin e prokurorit njëri vozitës i dyshuari, është dërguar në qendrën e mbajtjes.