Aksident në hyrje të Pejës

Në hyrje të qytetit të Pejës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me regjistrim të huaj.

Sipas  qytetarit i cili ka raportuar në redaksinë e KALLXO.com, goditja ka qenë e lehtë dhe nuk ka të lënduar nga aksidenti.

Aksidenti ka shkaktuar kolona në dy anët e rrugës.