Aksident në Fushë Kosovë, krijohen kolona në rrugë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh mbi urën në dalje të Fushë Kosovës.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku veç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.

Si pasojë e aksidentit, janë krijuar kolona të gjata në dy rrugët që shpijnë në atë drejtim, në transitin Prishtinë – Fushë Kosovë, e bllokuar nga kolona ishte edhe rruga nga rrethi i Fushë Kosovës deri tek aksidenti.