Aksident në Fier, vdes shtatzëna

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan, ku u përplasën dy vetura.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11.30 në aksin rrugor Fier- Levan, në vendin e quajtur “Liqeni”.

Automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A.Troka, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L.T.

Si pasojë e përplasjes ka vdekur shtetasja Majlinda Troka 27 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Audi” dhe mendohet se ishte rreth gjashtë muajshe shtatzënë.

Gjithashtu është lënduar një fëmijë i mitur pasagjer po në mjetin tip “Audi”.

Të lënduar lehtë kanë mbetur edhe dy drejtuesit e mjeteve.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./21Media