Aksident në Dardani lëndohen dy gra

Dy gra janë lënduar në një aksident trafiku  i cili ka ndodhur para pak minutash në lagjen Dardania të Prishtinës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë Florie Ahmeti.

“Aksidenti ka ndodhur sot në ora 12 dy gratë janë dërguar në QKUK ndërsa me hetimin e rastit është duke u marrë njësia e trafikut” ka thënë Ahmeti.