Foto Ilustrim: KALLXO.com

Aksident mes veturës dhe kamionit (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Siç shihet nga videoja e dërguar nga një qytetar në adresë të KALLXO.com, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion i ngarkuar me tulla.

Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dalë edhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar dhe as shkaqet që kanë quar deri te shkaktimi i aksidentit.