Aksident mes motoçikletës dhe veturës te 'Rrethi i flamurit' në Prishtinë

Një aksident ka ndodhur mes një veturë dhe një motoçikletë në afërsi të “Rrethit të flamurit” në Prishtinë.

Nga ky aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00 në afërsi te rrethit me flamur, ka ndodhë një aksident mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar motoçiklisti, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Një qytetar ka dërguar një fotografi në redaksinë e KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.