Aksidenti mes kamionit dhe veturës - Foto: KALLXO.com

Aksident mes kamionit dhe veturës në Prishtinë (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture afër ndërtesës së Ministrisë së Tregtisë në Prishtinë.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi nga vendi i ngjarjes, në këtë aksident janë të përfshirë një kamion dhe një veturë.

Sipas qytetarit, në këtë aksident përveç dëmeve material, nuk ka të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:10 në rrugën “Muharrem Fejza”.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.