Aksident mes kamionit dhe kombit në Skenderaj

Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com në të cilat shihen kamioni dhe kombi të cilët janë përfshirë në aksident.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes por nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.