Aksident mes autobusit dhe një automjeti afër 'Rrethit të flamurit'

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në afërsi të “Rrethit të flamurit” në Prishtinë.

Sipas policisë, në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se në këtë aksident ka pasur vetëm dëme materiale.

“Nuk ka persona të lënduar nga ky aksident, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti për KALLXO.com.