Pamje nga Vushtrria

Aksident me gjashtë të lënduar në Vushtrri

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Pestovë.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti ka thënë për KALLXO.com se aksidenti me të lënduar është raportuar rreth orës 19:00.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, si pasojë e aksidentit lëndime kane pësuar gjashtë persona të cilët kan kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë.”, ka thënë Zahiti.

Ai ka shtuar se shkaktarë i aksidentit, konsiderohet të jetë mosmbajtja e distancës mes veturave.