Ilustrim

Aksident me gjashtë të lënduar në Prishtinë

Një aksident trafiku me gjashtë persona të lënduar ka ndodhur para pak qastesh në qendër të prishrtinës. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mos repsektimit të sinjalizimit të semaforit.

“Rreth ores 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën ‘Eqrem Çabej’ në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit 6 persona kanë marr lëndime trupore (Lëndimet janë të lehta). Sipas ekzaminimeve nga njësiti i trafikut dyshohet se  aksidenti është shkaktuar për shkak të mos respektimit të semaforit”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.