Foto-ilustrim

Aksident me fatalitet në fshatin e presidentit Thaçi

Si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident komunikacioni ka vdekur një person rreth 28-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Burojë të Skenderajt, prej nga vjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Mitrovicës.

Zëdhënësi Avni Zahiti tregoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 :00.

Përveç një personi që ka vdekur nga lëndimet e marra, edhe tre të tjerë janë lënduar.

SIpas Zahitit, dy prej tyre po kurohen në Spitalin rajonal të Mitrovicës, e njëri në QKUK.

Në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një traktor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Ky është aksidenti i tretë me fatalitet i raportuar gjatë ditës së sotme.

KALLXO.com raportoi për një aksident afër Gjakovës, në të cilin humbi jetën një fëmijë 6-vjeçar e u lënduan 9 persona të tjerë.

https://kallxo.com/nje-i-vdekur-e-9-te-lenduar-ne-aksidentin-ne-rrugen-prishtine-gjakove/

Ndërsa, në Prishtinë, një këmbësor u godit për vdekje nga një veturë.

https://kallxo.com/aksident-me-fatalitet-ne-sheshin-bill-clinton-ne-prishtine/

Kallxo.com