Foto-ilustrim

Viti: Aksident i rëndë vdes 20 vjeçari

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Drobesh të Vitisë.

Në këtë aksident jetën e ka humbur një i ri rreth 20-vjeç.

Policia e Rajonit të Gjilanit e ka konfirmuar për KALLXO.com aksidentin.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Ismet Hashani, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21 :00.

“Viktima është një person i moshës rreth 20-vjeçar”, ka thënë Hashani për KALLXO.com.

Viktima ishte me motoçikletë.