Aksident i tmerrshëm, humbën jetën nëna dhe fëmijët

Një aksident i tmerrshëm trafiku ka ndodhur në Stolberg të Gjermanisë.

Në këtë aksident katër persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të lënduar.

Në një Opel Corsa, një nënë 42- vjeçare vdiq me fëmijët e saj 16 dhe 17 vjeçar, transmeton rtv21.tv.

Sipas një zëdhënësi të policisë, makina e vogël u kaplua nga zjarri në përplasjen me veturën e tipit BMW dhe u dogj plotësisht.

Një 21-vjeçar që ndodhej në veturën BMW më vonë vdiq në spital. Aksidenti ndodhi pak pas orës 01:00 në rrugën “Würselener”.

Regjistrimi i aksidentit, masat e shpëtimit dhe hetimet po vazhdojnë.