Aksident i rëndë në Prishtinë, 4 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në qendër të Prishtinës.

Të paktën tri vetura janë pëplasur në rrugën “Fehmi Agani” e njohur si rruga e “Kafeve të Vogla” .

Burime të KALLXO.com nga policia kanë konfirmuar se të paktën katër persona janë lënduar nga përplasja e fortë e tri makinave.

 

Kallxo.com ka siguruar edhe një fotografi nga vendi i ngjarjes në të cilën shihet vetura Peugeot e aksidentuar me një Audi A3 dhe një Suzuki Vitara.