Aksident i rëndë në Besi tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë- Podujevë, saktësisht në fshatin Besi.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete. Lëndime të lehta trupore janë pësuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.