Pamje nga një aksident i mëhershëm - Foto: KALLXO.com

Aksident i rëndë në Berat, viktima tre fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lushnje-Berat, në vendin e quajtur “Fiershegan”.

Policia bën të ditur se një automjet “Benz” është përplasur me një “Toyota” dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Sipas policisë, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi F.M dhe pasagjeri në automjetin tip “Benz”, shtetasi I.Q si edhe shtetasi A.P dhe pasagjerët në mjetin tip “Toyota” shtetasja A.P dhe 3 fëmijë të mitur 5, 7 dhe 13 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor, shkruan a2neës.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

ETIKETA

22 Prill 2019 - 10:16

rtk 22/04/2019 - 10:16
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend