Aksident Afër Selisë së EULEX-it në Prishtinë

Afër selisë së EULEX-it në Prishtinë ka ndodhur sot një aksident trafiku.

Nga fotografitë e dërguara prej një qytetari në KALLXO.com shihet një makinë e zhvendosur në barrierën e gjelbëruar që ndan korsitë e drejtimeve të kundërta.

Me përkeqësimin e kushteve atmosferike po ndodhin shumë aksidente.

Policia të enjten kur brenda 24 orëve në dy aksidente vdiqën tre persona, apeloi që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes.

Sot KALLXO.com shkroi edhe për një aksident tjetër që ndodhi afër aeroportit të Prishtinës.

http://kallxo.com/aksident-afer-aeroportit/

Për dy vjet e gjysmë në Kosovë nga aksidentet kanë vdekur 277 persona.