Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Aksident afër Podujevës, lëndohen rëndë dy këmbësorë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në afërsi të Podujevës.

Në këtë aksident lëndime trupore kanë marrë dy këmbësorë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Sipas komandantit të Policisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Podujevë- Kërpimeh, saktësisht në fshatin Peran.

“Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësorë”, tha për KALLXO.com komandanti i Policisë së Trafikut.

Sipas Fejzullahut, nga informacionet e para, sipas mjekëve kujdestarë, gjendja e dy këmbësorëve është e rëndë.