Foto: Kallxo.com (Arkiv)

AKR, VV, AAK, NISMA dhe PD në Mitrovicë 'pro' bashkimit të Mitrovicës

Shefat e grupeve të AKR-së, Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së, NISMA-s dhe PD-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës jugore janë deklaruar për bashkimin e Mitrovicës.

Xhevrije Bahtiri – Ademi nga AKR ka thënë se qytetarët e Mitrovicës prej shumë kohësh kanë kërkuar të ndërmarrim veprime konkrete për bashkimin e Mitrovicës.

“Prandaj grupi i partisë së AKR-së e përkrahë ketë iniciativë”, ka thënë Bahtiri – Ademi.

Ndërsa Fidan Ademi, shefi i grupit të VV-së është shprehur se vullneti i tyre si përfaqësues të qytetarëve duhet të merret parasysh.

“Ky vullnet nuk guxon të keqkuptohet nga askush, nisma e kryetarit Bahtiri na duket e drejtë dhe në çdo iniciativë të drejtë e mbështesim. Me shpresë që ky vullnet të mbështetet sa më parë”, ka thënë Ademi.

Ardita Aliu, shefe e grupit të AAK po ashtu ka thënëse si grup paralamentar e përkrahin këtë i iniciativë dhe do të votojnë pro ndryshimit të këtij ligji.

Edhe Shyqyri Peci nga NISMA ka deklaruar se kjo parti do ta përkrahë iniciativën e kryetarit.

Po ashtu edhe Besim Rexhepi nga PD është shprhur pro kësaj iniciative.

“Serbët në veri po vuajnë nga kriminelet serb dhe kjo nismë dëshiron që t’i merr në mbrojtje ata. Nëse bëhet kjo iniciativë ata do të jenë të sigurtë dhe do të lirohen nga kriminelët”, ka përfunduar Rexhepi.

https://kallxo.com/pdk-ne-mitrovice-jemi-te-bindur-qe-prapa-kesaj-ideje-qendron-vetevendosja/

 

https://kallxo.com/bahtiri-bashkimi-i-mitrovices-ide-e-imja-personale/

.