Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Shqipërisë me konferencë të përbashkët shkencore për romanin shqiptar

Organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me  një pjesëmarrje simbolike, ka nisur sot në Prishtinë, 10 tetor 2018, Konferenca shkencore ‘Romani shqiptar, fillimi i shakullit XXI’.

Qëllimi i organizimit të kësaj konference nga dy akademitë shqiptare është trajtimi i zhvillimit të romanit shqiptar në 20 vjetët e fundit.

Akademik Ali Aliu, i cili edhe hapi konferencën ka thënë se konferenca si ide ka trajtimin e romanit modern shqiptare, parë në 20 vitet e fundit.

“Ne disa herë kemi folur për problemet e romanit, veçanërisht poezisë dhe fushave të tjera të letërsisë. Sa di unë për  herë të parë po evidentojmë romanin e dy 10 vjetëve të fundit. Besoj se në të ardhme mund të shtrojmë për diskutim edhe zhvillimin e romanit brenda një vite, pasi kemi diku 30 deri në 50 romane që botohen në vit në gjithë hapësirën”, ka thënë Aliu.

Konferenca është një ditore dhe po mbahet në ASHAK.

Sipas programi do të prezantohen rreth 22 kumtesa të cilat trajtojnë zhvillimin e romanit të sotëm shqiptar, parë në shumë dimensione.